Supergol i Tevez në fitoren e Juventusit (Video)

Tevez ka arritur të shënojë një gol të bukur nga goditja indirekte në fitoren të sigurtë të Juventusit me rezultat 2-0 ndaj Empolit.

Sport

04/04/2015 22:52

Pjesa e parë kaloi nën dominimin e Juventusit. Dhe, në minutën e 43’ Carlos Tevez shënon një gol të bukur nga gjuajtja e lirë për të kaluar skuadrën e tij në epërsi.

Pjesa e dytë ishte mjaft e qetë, me Juventusin që kërcënoi disa herë për të shënuar golin e dytë. Dhe, në minutën e 94’ Pereyra shënon golin e dytë për të vulosur fitoren e skuadrës së tij në këtë takim.

Me këtë fitore, Juventusi është në vendin e parë me plotë 70 pikë, 14 më shumë se Roma që është ndjekësi më i afërt në vendin e dytë.

https://vine.co/v/OlpAaZZarh2
https://vine.co/v/OlptAezgEDH