Super Jahti i ardhshëm

Ky jaht është dizajnuar nga arkitektët më të mirë të botës, të cilët kanë fituar shumë çmime. Një ndër ta është edhe irakiania Briton Dame Zaha Hadid. Kjo anije duket shumë e ngjashme me stadiumin olimpik “Bird’s Nest” ose Foleja e Zogjve. Ky është super jahti i së ardhmes dhe ka gjasë të bëhet një…

Lifestyle

17/10/2013 10:57

Ky jaht është dizajnuar nga arkitektët më të mirë të botës, të cilët kanë fituar shumë çmime. Një ndër ta është edhe irakiania Briton Dame Zaha Hadid.

Kjo anije duket shumë e ngjashme me stadiumin olimpik “Bird’s Nest” ose Foleja e Zogjve.

Ky është super jahti i së ardhmes dhe ka gjasë të bëhet një nga anijet që do  ta kenë zili të gjithë, por vështirë se mund të kopjohet ose blihet.

Këtë anije e ka dizajnuar arkitektja Zaha Hadid e cila po ashtu bëri edhe Olimpiadat në Londër verën e kaluar.

Ajo ka thënë se hartimi i një jahti duhet të përfshijë edhe shumë parametra shtesë të arkitekturës, të cilat janë edhe më ekstreme nëse janë të bëra për ujë.

“Jahtet janë platforma të inxhinieringut që integron kërkesat specifike dhe strukturore së bashku me nivelet më të larta të cilësisë, rehati hapësinorë dhe të sigurisë”.

Në vitin 2004 arkitektja ka fituar në mbarë botën për projektet e saj madhështore.