Super gola nga Ramos

Spanja është gati për duelin ndaj Bjellorusisë, ndeshje cila do të luhet sonte në ora 22.00 në Palma De Mallorca me synim të sigurimit të kualifikimit për në Kampionatin botëror 2014. Pas spektaklit që dhuruan ditë më parë Isco, Xavi Hernandez dhe Iker Casillas, gjatë stërvitjes së djeshme të kampionëve të botës dhe Evropës, kësaj…

Sport

11/10/2013 14:14

Spanja është gati për duelin ndaj Bjellorusisë, ndeshje cila do të luhet sonte në ora 22.00 në Palma De Mallorca me synim të sigurimit të kualifikimit për në Kampionatin botëror 2014.

Pas spektaklit që dhuruan ditë më parë Isco, Xavi Hernandez dhe Iker Casillas, gjatë stërvitjes së djeshme të kampionëve të botës dhe Evropës, kësaj radhe në qendër të vëmendjes ka qenë mbrojtësi i Real Madrid Sergio Ramos.

Ish ylli i Sevillas ka qenë autor i dy golave të shkëlqyeshëm në stërvitjen e fundit para duelit me Bjellorusinë.

Të parin e realizoi me thembër, ndërsa të dytin me goditje akrobatike, duke mos i dhënë rast portierit dhe shokut të skuadrës te Reali Iker Casillas.