Super aksioni i Realit

Edhe pse mysafirët e Copenhagen u mbajtën mjaft mirë në duelin kundër Real Madridit, gjiganti spanjoll në fund realizoi fitore të thellë 4-0 në duelin e xhiros së dytë në Grupin B të Ligës së Kampionëve. Të mërkurën mbrëma në Santiago Bernabeu, ekipi i Carlo Ancelottit shënoi fitoren e dytë të njëpasnjëshme duke u shkëputur…

Sport

03/10/2013 13:00

Edhe pse mysafirët e Copenhagen u mbajtën mjaft mirë në duelin kundër Real Madridit, gjiganti spanjoll në fund realizoi fitore të thellë 4-0 në duelin e xhiros së dytë në Grupin B të Ligës së Kampionëve.

Të mërkurën mbrëma në Santiago Bernabeu, ekipi i Carlo Ancelottit shënoi fitoren e dytë të njëpasnjëshme duke u shkëputur në krye të tabelës me gjashtë pikë, katër më tepër se Juventus.

Cristiano Ronaldo dhe Angel di Maria realizuan nga dy gola secili për fitoren e thellë të Realit kundër Copenhagenit.

Kurse, pikërisht këta dy futbollistë ishin të përfshirë në aksionin e golit për 2-0, kur Karim Benzema shërbeu me thembër për Di Marian i cili në mënyrë edhe më atraktive shërbeu për Ronaldon i cili shënoi me kokë. Aksion për notën dhjetë.