Sulmuesi i Londrës asnjëherë nuk punoi si mësues

Personi që dyshohet se ka kryer sulmin terrorist të së mërkurës, Khalid Masood asnjëherë nuk ka punuar si arsimtar i certifikuar në shkollat angleze.

Bota

23/03/2017 22:25

Këtë e ka bërë të ditur Departamenti i Edukimit, transmeton Klan Kosova.

Sipas tyre, pas të gjitha kontrolleve dhe listës së pensioneve nuk është gjetur asnjë dokument që tregon se i njëjti ka punuar në ndonjë shkollë.

Duket se 52 vjeçar Masood e ka vetëquajtur veten si një “mësues i gjuhës angleze”, por nuk ishte një profesor i kualifikuar.