Sulmuesi i dyshuar i Stokholmit e pranon fajësinë

I dyshuari për sulmin vdekjeprurës me kamion, që ka tronditur Suedinë në prill të vitit 2017, e ka pranuar fajësinë në ditën e parë të gjyqit të tij në një gjykatë në Stokholm.

Bota

13/02/2018 14:33

Avokati i Rakhmat Akilov tha se ai ka dashur të shkaktojë “frikë” dhe të nxjerrë Suedinë nga koalicioni që udhëheq SHBA-ja kundër grupit militant Shteti Islamik.

Akilov, shtetas i Uzbekistanit, akuzohet për përplasjen e kamionit për një turmë njerëzish në një rrugë këmbësorësh në Stokholm, më 7 prill. Në këtë incident janë vrarë pesë njerëz.

Prokuroria ka kërkuar dënim të përjetshëm me burg oër 39-vjeçarin.

Akilov do t’i adresohet gjykatës më 20 shkurt.

Gjyqi pritet të zgjasë deri në maj, ndërsa vendimi do të merret muajin pasues.

Përgjegjësinë për sulmin në Stokholm nuk e ka marrë asnjë grup.