Sulmon një person, i dyshuari nuk arrestohet

Një person është sulmuar fizikisht dje në Prishtinë, ndërkaq Policia nuk raporton për të arrestuar.

Lajme

14/11/2018 10:27

Në Policinë e Kosovës gjatë ditës së djeshme është raportuar se një person është sulmuar fizikisht në rrugën “Ali Pashë Tepelena” në Prishtinë, raporton lajmi.net.

Lexo edhe:

Arrestohet një person, kanosi policët pasi i shqiptuan gjobën

Pavarësisht se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë tretman mjekësor pas këtij sulmi fizik, policia e Kosovës nuk raporton se është arrestuar i dyshuari për këtë sulm.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e Policisë, me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/