Sulmohet anija me emigrantë në Detin e Kuq, 31 të vdekur

Të paktën 31 persona kanë vdekur dhe 80 të tjerë janë plagosur nga sulmi ajror i kryer ndaj anijes me emigrantë somalezë në brigjet e Detit të Kuq në Jemen, ka konfirmuar zëdhënësi i Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM) Joel Millman.

Bota

17/03/2017 17:57

Sipas tij, në mesin e viktimave ka gra dhe fëmijë. Millman, tha se sulmi ka ndodhur mbrëmë dhe se është kryer me ndihmën e helikopterëve.

Millman, tha se anija ishte plot me emigrantë somalezë të cilët janë përpjekur të mbërrijnë në Sudan, raporton AA.

Sipas informacioneve të mëparshme, jetën e kanë humbur 31 persona.

Të plagosurit janë shtruar në spital, ku 24 persona në mesin e tyre janë në gjendje të rëndë.