Sulmohen dy policë në Obiliq – përfundojnë në QKUK

Dy policë të Kosovës është dashur të dërgohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman mjekësor pasi janë sulmuar nga tre persona dhe kanë pësuar lëndime trupore.

Lajme

14/12/2017 09:07

Siç shpjegon raporti i policisë, të martën rreth orës 12:35 në Obiliq tre veta kishin sulmuar fizikisht një person pas një mosmarrëveshje paraprake, policia kishte ndërhyrë dhe janë sulmuar nga po të njëjtit persona gjatë intervenimit.

Sulmuesit janë arrestuar dhe me urdhër te prokurorit janë dërguar në mbajtje.