Sulmohen dy lagjet me shiitë, të paktën 51 viktima në Bagdad

Të paktën 47 njerëz janë vrarë të mërkurën nga shpërthimet e dy automjeteve bombë nç lagjet e banuara me shiitë të Bagdadit. 

Bota

06/08/2014 23:16

Si njofton policia irakiane, eksplodimi i parë ndodhi në lagjen Sadr Siti, në lindje të kryeqytetit irakian, transmeton agjencia amerikane e lajmeve AP. Sulmi i dytë me automobil bombë ndodhi në lagjen Ur, po ashtu të banuar kryesisht me myslimanë të sektit shiit.

Bagdadi dhe tërë Iraku janë goditur nga dhuna prejse ekstremistët sunitë, të udhëhequr nga grupet e Shtetit Islamik (ISIS) kanë okupuar pjesë të mëdha të territorit të Irakut.

Ekstremistët tash i janë afruar në distancë të rrezikshme edhe kryeqytetit bagdad, përkujton AP.

Më herët gjatë ditës së sotme është bombarduar qyteti Mosul, në veri, me ç’rast e kanë pësuar dhjetëra persona.