Sulmet në Paris: Disa persona të armatosur janë në arrati

CNN raporton, duke cituar burime të sigurta brenda policisë, se disa persona të armatosur vazhdojnë të jenë në arrati

Bota

14/11/2015 02:17

Ata besohet se janë pjesë e grupit terrorist, të cilët sulmuan të premten Parisin.

Deri më tani raportohet se janë  vrarë 140 persona, transmeton lajmi.net.

Presidenti i Francës, Francois Hollande, teksa ka vizituar teatrin Bataclan ku së paku 3 persona të armatosur- të cilët më pas u vranë nga policia- kanë vrarë mbi 100 persona, ka thënë se “do të jemi të pamëshirshëm ndaj terroristëve”./lajmi.net