Sulm vetëvrasës në Paris në përvjetorin e Charlie Hebdo, bërtiste ‘Allahu Akbar’

Një person është vrarë nga zyrtarët policorë në Barbes në Parisin Veriot, pikërishtë në përvjetorin e sulmit kundër revistës satirike ‘Charlie Hedbo’.

Bota

07/01/2016 13:23

I njëjti është parë duke vrapuar në drejtim të stacionit policor duke bërtitur “Allahu është i madh” para se të vritej, në atë që dukej të ishte një sulm terrorist.

Ai ishte i armatosur me një thikë, ndërsa kishte të veshur një jelek vetëvrasës, raporton ministria e brendshme e Francës, shkruan Dailymail, transmeton lajmi.net.

Sulmi ndodhi pikërisht në përvjetorin e sulmit terroristë që u bë para një viti në zyret e revistës satirike Charlie Hedbo.

Dy zyrtarë francezë të cilët folën në kushte anonimiteti për shkak se hetimi është në vazhdim, thanë se të shtënat erdhën menjëherë pas mesditës.

Përndryshe në sulmin e para një viti mbetën të vdekur 12 persona në Charlie Hedbo, ndërsa pesë në supermarket hebre./lajmi.net.