Suharekë, ia vjedhin veturën në oborr

Një qytetar ka raportuar dje në Polici rastin e vjedhjes së veturës.

Lajme

12/08/2018 14:32

Sipas ankuesit, nga persona të panjohur gjatë natës i është vjedhur vetura në oborr të shtëpisë.

Rasti ka ndodhur në Suharekë.

Vetura është me tabela vendore.

Sipas Policisë, rasti është duke u hetuar nga njësitet policore, të cilat janë në kërkim të veturës.