Suedia shkatërron Meksikën, kualifikohet nga grupi

Skandinavët e kanë shkatërruar Meksikën në ndeshjen e tretë të grupit.

Sport

27/06/2018 17:53

Suedia është kualifikuar në mënyrë sensacionale në fazën tjetër të Kampionatit Botëror.

Skandinavët e kanë shkatërruar Meksikën në ndeshjen e tretë të grupit.

Suedia fitoi me rezultat të pastër, 3:0.

Golat për Suedinë i shënuan Augustinsson, Granqvist dhe Alvarez (autogol).

Meksika po e pret rezultatin e ndeshjes Kore e Jugut-Gjermani për të mësuar nëse do të kualifikohet. /Lajmi.net/