Suedia do e ndalojë ndarjen e nxënësve sipas gjinisë në shkolla

Ministri i arsimit në Suedi dëshiron të ndalojë ndarjen e nxënësve sipas gjinisë pasi vitin e kaluar opinioni reagoj i zemëruar ndaj lejes që iu dha një shkolle myslimane për të ndarë djemtë dhe vajzat gjatë orës së edukatës fizike.

Bota

04/02/2017 19:40

Gustav Fridolin sipas Associated Press ka thënë se “nëse ka probleme për të mbajtur djemtë dhe vajzat së bashku, ju duhet të merreni me këtë problem, e jo thjeshtë t’i ndani ata sipas gjinisë”.

Fridolin, pjesëtarë i qeverisë të qendrës së majtë të Suedisë, i ka thënë radios suedeze të shtunën se shumë shkollave “iu është dhënë leja të ndajnë djemtë dhe vajzat për disa vjet” dhe se kjo duhet të ndryshojë.