Studenti ngec në skulpturën në formë vagine në Gjermani (Foto)

Peruan Fernando de la Jara, është artisti dhe skulptori që ka bërë këtë skultpturë të çuditshme në Gjermani, në afërsi të Universitetit “Tubingen”.

Fun

01/07/2016 12:17

Por Erick Guzman, një student i cili nga kureshtja e tij e madhe të hynte brenda vaginës, bëri që të ngecte aty, transmeton lajmi.net.

Sipas medieve gjermane, në vendin ku ka ndodhur incidenti kanë shkuar pesë automjete të emergjencës dhe 22 zjarrfikës, vetëm për t’i ndihmuar studentit të lirohet nga vagina.

Pak më vonë, kur ai është liruar dhe ka shkuar në shtëpi, ai ka vendosur të shfaq me të tjerët incidentin e sapo ndodhur.

“Unë isha aty. Vetëm doja të bëja një foto qesharake”.

Megjithatë, departamenti i zjarrfikësve kanë pretenduar se ai nuk ishte fare i kënaqur me këtë situatë.

“Ai ishte zënë ngushtë me të vërtetë, dhe nuk ishte i kënaqur”.

Kjo skulpturë njihet me emrin “Pi-Chacan”, që do të thotë “Bëj dashuri” dhe është ngritur para Universitetit të Mikrobiologjisë dhe Virologjisë në vitin 2001.

Besohet se peshon më shumë se 30 ton dhe është vlerësuar se kushton më shumë se 120.000 euro. /lajmi.net.

Man stuck inside stone vagina

Firefighters rescue man stuck inside stone vagina