Studentët tregojnë se si e qëlluan Ramën me vezë (Video)

Studentët të cilët qëlluan me vezë ndaj kryeministrit Edi Rama janë trajtuar në mënyrë barbare nga policia dhe badigardët e kreut të qeverisë shqiptare.

Lajme

02/11/2015 14:04

Në një komunikim për mediat një prej studentëve të pranishëm në momentin e ngjarjes thuhet se pasi ata qëlluan me vezë mbi kryeministrin, mbi studentët u hodhën të gjitha forcat policore, të cilat i tërhoqën zvarrë ata.

Një nga studentet tha se organizimi i sotëm ishte spontan dhe i paorganizuar, ndërsa theksoi se simbolika e kësaj proteste tregon se qeveria është ilegjitime, për sa kohë që reforma arsimore është klinteliste.

“Në momentin që ai doli mbas mbarimit të konferencës ju drejtuam me thirrje për arsim publik falas, më pas është qëlluar me vezë drejt kryeministrit në atë moment janë sulur policë, badigardë, civilë të cilët kanë tërhequr zvarrë aktivistët. Janë 8 studentë të Universitetit të Tiranës dhe 3 aktivistë të Universitetit të Prishtinës. Lëvizja për uninversitetin e kundërshton reformën në arsimin e lartë, janë organizuar një sërë protestash ku ne kemi dalë para kryeministrisë para komisionit të edukimit, por në asnjë moment kryeministri nuk ka denjuar të vijnë në një fakultet të universitetit që të diskutojnë me studentët, kjo reformë arsimore është klienteliste”.

“Aktiviteti i sotëm duhet thënë se ishte spontan, sepse takimi i kyreministrit s’kishte lidhje me arsimin. Ne nuk patëm të drejtën e fjalës, por edhe kur e kemi kërkuar nuk na është dëgjuar zëri. Kjo e sotmja ishte spontane sepse nuk mund të flasim për organizim, sepse nuk kishim informacion paraprak, por ai s’kishte ardhur për të folur për arsimin, ishte takim me biznesin, kjo e rriti dhe më tej indinjatën e studentëve”.

“Simbolika tregon se për studentët autoritetet janë ilegjitimë për shkak se ne nuk biem dakord me politikat e tyre. Nuk kam informacion të saktë, janë video spontane por se them me siguri sa studentë qëlluan, por duhet ta kuptoni se ishte një skenë tmerruese dhe brutale ndaj studentëve, në vendin e tyre mund të ishte kushdo, mbase dhe fëmijët e tyre”, u shpreh studentja, raportojnë mediat në Shqipëri.

YouTube player