Studentët edhe sot në protesë

Para orës 8 të mëngjesit të së premtes, studentët kanë zënë vend para hyrjes së Rektoratit duke pamundësuar kështu hyrjen e stafit në zyret e tyre për të katërtën ditë rresht.

Lajme

31/01/2014 07:48

Edhe sot është duke vazhduar protesta e studentëve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” para selisë së Rektoratit.

Para orës 8 të mëngjesit të së premtes, studentët kanë zënë vend para hyrjes së Rektoratit duke pamundësuar kështu hyrjen e stafit në zyret e tyre për të katërtën ditë rresht.

Ata janë duke kërkuar dorëheqjen e Rektorit të UP’së, Ibrahim Gashi për skak të aferës së publikimeve të punimeve të huaja shkencore në revista që pretendohet se janë të rrjeshme, dhe marrjen e kompetencave të Këshillit Drejtues të këtij univesiteti.