Stresi i ik policisë, kërcen nga kati i dytë i komisariatit

Policia ka shpallur në kërkim Arkimed Lushën, i cili është hedhur nga kati i dytë i komisariatit Nr. 3 në kryeqytet për t'i shpëtuar arrestimit.

Lajme

31/01/2015 21:02

Mësohet se Lusha, i njohur në botën e muzikës me pseudonimin “Stresi” u shoqërua mbrëmjen e djeshme  për shkelje të rregullave të qarkullimit, për drejtim të automjetit në gjendje të dehur.
 
Në momentin e arratisjes nga komisariati, ai ishte pa pranga. Ndërkaq, lidhur me arratisjen e këngëtarit ka nisur edhe një hetim nga SHKB-ja.
 
Lushaj është arrestuar edhe më parë, për armëmbajtje pa leje si dhe njihet për përfshirjen e tij në sherre dhe konflikte të tjera, raporton Shekulli.