Stephen Hawking: Fundi i botës është afër

Nëse profesori dhe fizikanti i njohur Stephen Hakwing ka të drejtë, atëherë mund të ndodhë që ne jemi duke jetuar momentet e fundit në tokë.

Fun

08/09/2014 23:52

Sipas tij, çdo gjë në univers “po vije duke u ngushtuar dhe po i nënshtrohet një presioni të madh”.

Kjo sipas Hawking, mund të bëjë që “universi të pësojë kolaps”.

Profesori Stephen Hawking deklaroi për “Daily Mail” se nëse ekziston diçka që mund të shkatërrojë përbërjen e universit, ajo është pikërisht e ashtuquajtura “Grimcat e Zotit”.

Fusha magnetike e zbuluar në vitin 2012 nga shkencëtarët e Cambridge, është një nga misteret dhe në të njëjtën kohë rreziqet më të mëdha që i kanosen njerëzimit.

“Grimcat e Zotit” në gjuhën shkencore njihet si Higgs Boson dhe është një fushë magnetike me nivele shumë të larta energjie. Ajo nuk mund të shihet në univers, por prania e saj është edhe shpjegimi i funksionimit të motorit të universit.

Ajo është shumë e ngjashme me fushën magnetike, por ndryshe prej saj, nuk mund të komandohet.

Nëse ndodh shpërthimi i energjisë së saj prej 100 miliardë giga-elektron-volt, atëherë shkatërrimi i universit është i sigurt.

Sipas shkencëtarit Hawking, askush nuk mund të parashikojë aktivitetin e kësaj fushe, “por fakti që ajo është në qetësi nuk do të thotë që ne duhet të flemë të qetë”, transmeton Telegrafi.