Stavileci: Kemi plan me kryefjalë punësimin

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci ka thënë se strategjia e zhvillimit ekonomik e qeverisë së re do të ketë pesë objektiva, por që të gjitha këto do të përmblidheshin në fjalën - punësim.

Lajme

26/02/2015 23:58

Stavileci në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, duke dhënë detaje mbi këtë plan të Qeverisë, i cili do të zgjasë për katër vjetët e ardhshme, do të jetë i gatshëm në mesin e gjashtëmujorit të parë të këtij viti ose në fillim të gjashtëmujorit të dytë.

“Ky plan do t’i shërbejë pastaj edhe krjimit të strategjisë kombëtare të zhvillimit ekonomik. E cila besoj se do të jetë e gatshme nga gjysma e gjashtëmujorit të parë ose fillimi i gjashtëmujorit të dytë”

“Ai program ka pesë objektiva. Punësimi. Sundimi i ligjit. Agjenda evropiane. Arsimi, sporti, kultura. Shëndetësia”.

“Edhe pse është e ndarë në pesë kaptina, megjithatë kryefjala e këtij programi do të jenë zhvillimi ekonomik dhe punësimi”, theksoi ai.

Stavileci tha se rrethanat aktuale të krijuara në Kosovë kanë imponuar një plan konkret ku në secilën ministri dhe secili aktivitet të lidhet me punësimin.

“Mendojmë që sot kryevepra më patriotike është krijimi i një vendi të ri të punës, dhe unë e shtoj edhe një ‘ruajtje e vendeve ekzistuese’”, tha Stavileci.

I pyetur nëse do të shohim një storie në televizion se kaq e kaq persona u punësuan, ministri pohoi një gjë të tillë.