Statistika që tregojnë se Ramos është njëri nga lojtarët më agresiv

Sergio Ramos shquhet për agresivitetin e tij në fushë si dhe ndëshkimet e shpeshta me kartonë.

Sport

20/09/2018 11:48

Kapiteni i Real Madrid shpesh herë zë rreshtat e parë të shtypit me ndërhyrjet e tij  të “çmendura”.

Kujtojmë rastin e finales së Ligës së Kampionëve kur Ramos i lëndoi krahun Salah.

Mirëpo, statistikat më poshtë tregojnë se kapiteni i “Los Blancos” është nga më agresivët.

Ai është: Lojtari më i ndëshkuar me karton të kuq në histori të Real Madrid.

Lojtari më i ndëshkuar me karton të kuq në histori të La Liga.

Lojtari më i ndëshkuar me karton të verdhë në Ligën e Kampionëve.

Statistika të “çmendura” këto të Sergio Ramos. /Lajmi.net/