Statistika e humbjeve të Barcelonës

Barcelona është në seri negative prej tri humbjeve të njëpasnjëshme në tri gara të ndryshme. Statistikë aspak e zakonshme për gjigantin katalan.

Sport

17/04/2014 16:21

Barcelona pësoi tri disfata të njëpasnjëshme brenda saktësisht një jave, duke marrë tri goditje të fuqishme që e lejnë në rrezik për të përfunduar sezonin pa asnjë titull.

Gjiganti katalan u mposht nga Atletico Madrid në ndeshjen e kthimit dhe u eliminua në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Pastaj, në fundjavë humbi në udhëtim te Granada, ndërsa të mërkurën mbrëma u gjunjëzua nga rivali më i madh Real Madrid në finalen e Copa del Rey.

Tri humbje rresht, tri goditje, secila më e rëndë se tjera.

Mirëpo, kjo nuk është diçka e zakonshme për Barcelonën. Lionel Messi me shokë, u mposhtën tri herë me radhë, për herë të parë nga muaji shkurt i vitit 2003, kur po ashtu kishte humbur tri herë, por në kuadër të La Ligës.

Barcelona do të mundohet t’i rikthehet fitores këtë fundjavë në ballafaqim me Athletic Bilbaon në Camp Nou.