Spahiu kundër anëtarësimit të Kosovës në UEFA

Lideri i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, nuk e ka pritur mirë anëtarësimin e Kosovës në UEFA.

Sport

03/05/2016 19:03

Sipas Spahiut, pranimi i Kosovës në UEFA vetëm sa do t’i largojë edhe më shumë dy shtetet shqiptare, duke e vështirësuar bashkimin e tyre, ndërsa ata që do të përfitojnë janë njerëzit si Fadil Vokrri.

Ky është postimi i Spahiut në rrjetin social Facebook:

“LAJM I KEQ: UEFA u prit me duartrokitje, pa menduar pasojat. Sërish largohemi prej bashkimit. Sërish një hap drejt ndarjes. Dy kombëtare, dy himne, dy flamurë!

Të ndarë do jemi më të dobët, më pak dhe më të thyeshëm. Ata që do përfitojnë do jenë bajraktarët si Fadil Vokrri që duan të jenë të parët në katundin e tyre.

Në këto kushte s’na mbetet gjë tjetër vetëm t’u bëjmë thirrje ndërgjegjjes dhe zemrave të futbollistëve shqiptar në jug apo veri të Shqipërisë: “Qëndroni dhe bashkohuni vetëm me kombëtaren kuqezi dhe braktisni gjysmën verdh e blu”.