Sot vazhdon seanca, këto janë pikat e rendit

Sot Kuvendi i Kosovës do të mbaj seancën e radhës plenare, e cila është vazhdim i seancës së fundit.

Lajme

25/01/2018 07:32

Në seancën e cila nis nga ora 10:00, janë pesë pika të rendit të ditës:

  1. Votimi i Raportit të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2016,
  2. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2016,
  3. Shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2018,
  4. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
  5. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit për Ankesa.