Sot Vala Superliga sjellë derbin e sezonit

Vala Superliga e Kosovës në futboll vazhdon sot me katër ndeshje interesante.

Sport

15/10/2017 09:04

Kryendeshja e kësaj xhiroje do të zhvillohet në stadiumin ‘Riza Lushta’ në Mitrovicë ku Trepça ’89 e pret Prishtinën.

Këto dy skuadra me mish e me shpirt e synojnë titullin e kampionit andaj buzë lumit Ibër, pritet luftë e fortë sportive.

Ndeshje tjetër interesante zhvillohet edhe në stadiumin e qytetit në Gjakovë ku Vëllaznimi e pret Dritën e Gjilanit.

Kjo ndeshje është speciale për trajnerin e gjakovarëve, Ismet Munishin pasi përballet ndaj ish-skuadrës si dhe futbollistëve Alban Dragusha dhe Semir Zeneli.

Në Gjilan sfidohen Gjilani dhe Drenica në një duel që pritet të jetë po ashtu i fortë kurse ‘Shahin Haxhiilsmani’ në Pejë i pret Besën dhe Vllazninë e Pozheranit të cilën në këtë takim do ta drejtojë trajneri i ri, Bylbyl Sokoli.

Të gjitha ndeshjet fillojnë në ora 14:00.

r t