Sot takohen Tusk dhe Ivanov
Kryetari i Këshillit Europian, Donald Tusk sot do të vizitojë Maqedoninë. Ai do takojë presidentin maqedon, Gjorge Ivanov.
Lajme
Në agjendën e Tusk, nuk parashihen takime me përfaqësues të partive politike.
Pavarësisht vizitës së Tusk, Simonida Kacarska nga Institutit për politikë evropiane, nuk pret zgjidhje të shpejtë të krizës, duke shtuar se mesazhet kyçe u dhanë gjatë vizitës së Federika Mogerinit dhe Johanes Hanit, por që atëherë asgjë nuk ka ndryshuar.
Sipas saj, hap përpara është funksionimi normal i Kuvendit.