Sot protesta në 8 qytete të Maqedonisë
Protestat të iniciuara nga shoqëria civile pritet të zgjerohet edhe në disa qytetet të tjera të Maqedonisë.

Lajme
Tanimë është e dyta javë që po protestohet kundër vendimit të George Ivanovit për faljen kolektive të politikanëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre.
Pas Shkupit, Manastirit, Velesit, Strumicës, Shtipit, mbrëmë protesta u mbajtën edhe në Kumanovë, ndërkohë që për sot për herë të parë do të mbahen edhe në Prilep dhe Koçani.
Gjithashtu për nesër është paralajmëruar protestë në Ohër, ndërkaq për pasnesër në Gostivar.