Sot është një ditë shumë e rëndësishme për Beatrix dhe Alban Ramosajn

Sot (21 Qershor) është një ditë shumë e rëndësishme për këngëtarët Beatrix dhe Alban Ramosajn.

ShowBiz

21/06/2018 10:58

Kjo për faktin se nëna e tyre, Antigona feston ditën e saj të lindjes, shkruan lajmi.net

Me rastin e kësaj dite të veçantë për të dhe ata që e duan, nëna e dy këngëtarëve ka pranuar urime të shumta.

Në llogaritë e tyre në Instagram ishin dy fëmijët e saj ata që kanë shkruar fjalë zemre për më të shtrenjtën nënë.

”Gëzuar ditëlindjen mbretëresha ime, inspirimi im, gjithçka e imja. Të dua deri te Zoti” ka shkruar Albani pranë një fotografie.

Ndërsa urimi i Beatrix-it ishte: Urime ditëlindjen për gruan më të fortë, më të bukur në këtë planet dhe gruan më të rëndësishme në jetën time Antigona Ramosaj!! Të qenit e dashur nga ti ka qenë dhurata më e madhe që Zoti më ka dhënë. Unë nuk e di se si kam qenë kaq me fat që të jem fëmija jot, por kjo është diçka që e falënderoj Zotin për çdo ditë. Pa ty në jetën time, nuk e di ku do të isha sot.
Mami, nuk ka fjalë të mjaftueshme në univers për të përshkruar se çfarë je ti për mua. Shpresoj që një ditë unë do të jem gjysma e nënës që ke qenë ti për mua. Kemi kaluar kaq shumë vite dhe ti mami e meriton botën. Unë nuk mund të jem vajza e përsosur, por unë premtoj se do të bëj çmos dhe gjithçka për të të bërë ty krenare. Je frymëzim im, përgjithmonë do të mbetesh modeli im më i përkryer .
Unë jam kjo që jam sepse je ti ajo që më ke bërë të tillë … Të dua shumë Heroina ime…/Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BkQzNzjFHbV/?hl=en?&taken-by=beatrixramosaj