Sot është ditë e veçantë për Bleron (Foto)

Data 5 shkurt është veçantë për Blerim Muharremin.

ShowBiz

05/02/2016 12:16

Kështu së paku pohon vetë këngëtari, i cili përmes një mesazhi në llogarinë personale në Instagram ka zbuluar edhe domethënien e kësaj dite të shënuar.

Pikërisht këtë ditë Blero e ka njohur të dashurën e tij të re, Afrona Dika, megjithëse nuk ka bërë dhënë detaje se ku e kishte takuar për herë të parë.

“Saktësisht sot para 1 viti u takuam për herë të parë. Pas një viti jemi bashkë në këtë parajsë. Shpresoj baby Love që të na shkojë mbarë gjithçka dhe të kemi respektin dhe dashurinë, vlerat më sublime jetësore. Përgjithmonë. Me fjalë tjera më kompleton dhe më bën njeriun më të lumtur”, ka shkruar Blero në Instagram.

Ndryshe, Blero dhe Afrona janë duke shijuar plazhet e bukura të shtetit meksikan.