Sot, ditëlindja e Dr. Florit (Foto)

Florian Kondi i njohur për të gjithë me emrin artistik Dr.Flori, u lind me 28 shkurt të vitit 1979 në Kuçovë.

ShowBiz

28/02/2016 15:44

Dr.Flori ka qenë një nga themeluesit e grupit të njohur ‘West Side Family’ i cili u themelua në vitin 1996 dhe ishte aktiv deri në vitin 2008, kur Dr.Flori filloi karrierë si solo artist, shkruan lajmi.net.

Gjatë viteve kur ishte aktiv grupi, Dr.Flori, Miri dhe Landi sollën shumë hite si: ‘Hou Qike’, ‘Tik-Tak’, ‘Tirona’, ‘Ne krahet e tua do jem’, ‘E gjithë bota jemi dy’, e shumë të tjera.

Në 2008 Dr.Flori vendosi të fillonte karrierën si solo artist, kështu duke u shkëputur nga grupi.

Gjatë karrierës së tij solistike ai solli këngë shumë të suksesshme si: ‘Origjinale’ me Aurela Gaçen dhe Marselin, ‘S’ma ndjen’, ‘Ku ka si Tirona’ në bashkëpunim me Ermal Mamaqin e shumë të tjera.

Më 17 nëntor 2014 gjendja e Dr.Florit filloi të përkeqësohej, duke bërë që të dërgohet menjëherë në urgjencë në spitalin Nënë Tereza ku më pas ndërroi jetë. Shkaku i vdekjes së këngëtarit sipas autopsisë ishte mbidoza nga substancat narkotike.

Dr.Flori vdiç në moshën 35 vjeçare kështu duke lënë bashkëshorten, vajzën dhe djalin disa muajsh.

Sot bashkëshortja e tij Blerina e kujton atë në datën e lindjes, duke postuar një fotografi të tij në Instagram me vajzën Kaltrinën.

Edhe miqtë e tij e kanë kujtuar atë sot. Aurela Gaçe dhe Landi gjithashtu kanë postuar fotografinë e gruas së Dr.Florit./Lajmi.net.

A photo posted by @blerinakondi on

A photo posted by Landi Hysi (@landifornia) on