Soni refuzoi kompeticionin e njohur për të marrë pjesë në Festivalin e Këngës në “RTSH”

Soni Malaj ka zbuluar se kishte marrë ftesë nga një festival i njohur, fituesi i të cilit merr pjesë në "Eurovision", por e refuzoi për pjesëmarrje në festivalin e këngës në "Radio Televizionin Shqiptar".

ShowBiz

20/01/2019 09:44

Soni Malaj ka qenë e ftuar në një intervistë për emisionin “Mirage”, ku zbuloi shumëçka rreth saj, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja ka folur për pjesëmarrjen në festivalin e këngës në “RTSH” dhe ‘ëndrrën’ e Eurovisionit.

Ndër të tjera, ajo zbuloi se kishte marrë ftesë nga një shtet tjetër për të garuar në një festival, fituesi i së cilit e përfaqëson atë shtet në “Eurosong”, por që e kishte refuzuar për të garuar në “RTSH”.

Ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm dhe mësoni se për cilin festival është fjala. /Lajmi.net/

YouTube player