Somali: Nëntë të vrarë në sulmin mbi autobusin e KB-ve

Të paktën nëntë veta janë vrarë në Somali në sulmin me bombë mbi autobusin që ka bartur punëtorë në kompleksin e Kombeve të Bashkuara në qytetin Garowe në rajonin Puntland, njoftoi sot policia lokale.

Bota

20/04/2015 11:32

Ndër të vrarët janë dy kenias dhe shtatë pjesëtarë somalezë të sigurimit.

Supozohet se bomba ka qenë e vendosur nën njërën prej karrigeve të autobusit dhe se është aktivizuar me teledirigjim në kohën kur autobusi gjendej në afërsi të ndërtesës së KB-ve, deklaruan për mediat zyrtarë të policisë.