Solari vazhdon të shoh ‘ëndrra me sy hapur’: Jemi në garë për titullin e La Liga-së

SantiagoSolari vazhdon të deklarojë se ata janë ende në garë për titullin e La Liga-së.

Sport

18/02/2019 12:25

Pas humbjes nga Girona në Santiago Bernabeu, Santiago Solarti ka thënë se Real Madrid është ende në garë për titull.

“Ne nuk ishim vendimtar, nuk e mbyllëm gjysmën e parë kur kemi pasur raste dhe në gjysmën e dytë kemi humbur energjinë dhe ata shënuan dy herë”, ka thënë Solari, përcjell lajmi.net.

“Futbolli është një sport kolektiv dhe fusha është e mbuluar nga të gjithë lojtarët. Ne kemi mundur të përballojmë situatën e krijuar pas golit të barazimit.

“Por, ne do të vazhdojmë të luftojmë në të tri frontet që janë të hapura për ne. Duhet të vazhdojmë të përpiqemi të fitojmë për të ngushtuar epërsinë.”, ka shtuar më tej ai. /Lajmi.net/