Sociedadi e ‘vret’ Realin (Video)

Real Sociedadi e ka shokuar Real Madridin, duke e kthyer në shtëpi duarthatë. Los Blancos ishin në avantazh prej dy golash, por i morën më pas katër të tjera, për të humbur, 4:2.

Sport

31/08/2014 23:50

Real Sociedadi ka regjistruar fitore sensacionale, duke e mposhtur Real Madridin në një ndeshje që praktikisht e kishte humbur.

Në fakt, Los Blancos kaluan në avantazh të dyfishtë shumë shpejt, pas golave të realizuar nga Sergio Ramos (5’) e Gareth Bale (11’).

Mirëpo, përmbysja e vendësve nisi në minutën e 35-të, kur Inigo Martinez e realizoi golin e parë.

Më pas, David Zururuza shënoi dy gola (41’ e 65’), për ta kaluar ekipin vendës në avantazh.

Kurse, shuplakën e fundit ekipit të Carlo Ancelottit ia dha Carlos Vela, me golin e realizuar në minutën e 75-të.