“Sky”: Bonucci largohet nga Milan!

Leonardo Bonucci mund të vendos të largohet nga Milan, gjatë afatit kalimtar të verës.

Sport

26/05/2018 10:18

Leonardo Bonucci mund të largohet nga Milan.

Kapiteni i “Rossonerëve” mund të vendos të gjejë një ekip të ri, gjatë afatit kalimtar të verës.

Gazetari i “Sky”, Alessandro Alciato ka bërë të ditur se Bonucci mund të ndahet me Milanin në rast se skuadra përjashtohet nga garat evropiane pas dështimit të marrëveshjes me UEFA-në, përcjell “lajmi.net”.

“Kjo kundër Fiorentinës mund të ketë qenë ndeshja e fundit e Bonuccit si kapiten i Milanit. Askush nuk do t’ia marrë shiritin e kapitenit por ai mund të vendos të largohet, sidomos nëse Milan mbetet jashtë garave evropiane”, deklaroi Alciato. /Lajmi.net/