Skivi dhe ish-menaxheri i tij duart plot para: Çka s’blihet me pare, blihet me më shumë pare

Si Skivi ashtu edhe Albert Krasniqi kanë arritur të kenë sukses me punën që bëjnë.

ShowBiz

25/05/2018 14:29

Kjo dëshmohet nga shumë të arritura por më së miri nga paratë që fitojnë dhe me krenari i publikojnë nëpër rrjete sociale, shkruan lajmi.net

Ishte ish- menaxheri i labelit BabaStars, Albert Krasniqi ai i cili e ka publikuar një foto në Instastory ku shihet bashkë me Skivin dhe me duar të mbushura me para.

”Çka s’blihet me pare, blihet me më shumë pare.. Skivi ka thënë kështu” ka qenë përshkrimi i tij pranë fotografisë.

Alberti sa ishte në BabaStars ka qenë menaxher i Skivit dhe pas largimit nga ky label dyshja gëzojnë sërish raporte të mira pasi prej vitesh janë miq, prandaj nga grupi ku bënte pjesë është pajtuar veç me të jo edhe anëtarët e tjerë, as Cozmanin i cili ishte nën menaxhimin e tij./Lajmi.net/