Skandal në La Liga, kjo ndeshje e Real Madridit mund të jetë e kurdisur (FOTO)

Real Madrid akuzohet ashpër nga e përditshmja sportive katalane "Sport".

Sport

27/04/2017 12:27

E përditshmja sportive katalane “Sport” dyshon se ndeshja e xhiros së fundit në La Liga mes Malaga dhe Real Madrid mund të kurdiset.

Kjo, për të favorizuar ekipin madrilen në garë për titull të kampionit, përcjell “lajmi.net”.

Trajneri i Malagas, ish futbollist i Real Madridit, Michel ka pranuar se dëshiron që Real Madrid të shpallet kampion.

Andaj, “Sport” shkruan se kjo mund të ndikojë në rezultatin e duelit të skuadrave në xhiron e fundit të La Ligës. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy