S’ka probleme me fluturimet

Në Aeroportin “Adem Jashari” të gjitha fluturimet e planifikuara për sot do të kryhen me sukses. Mjegulla është zhdukur dhe puna po vazhdon në suazat e normales.

Lajme

15/01/2014 09:17

Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Sllatinë, pas shumë ditësh të karakterizuara me vonesa dhe anulime të fluturimeve, për shkak të mjegullës së dendur, sot ka filluar ditën e punës normalisht dhe pa pengesa.

Mjegulla është zhdukur nga Sllatina dhe fluturimet po kryhen pa problem.

Zëdhënësja e këtij institucioni, Valentina Gara, ka thënë për lajmi.net se sot nuk është paraqitur asnjë problem.

“Mjegull nuk ka, fatmirësisht është larguar nga mbrëmë. Të mërkurën ne zakonisht kemi më së shumti fluturime, andaj është mirë që sot nuk ka pengesa”.