S’ka më mirë se Reali

Prej kur ia zuri vendin Iker Casillasit, Diego Lopez është shndërruar në objektiv të shumë klubeve të mëdha evropiane, përfshirë Napolin, që tenton transferimin e tij nga Real Madrid, në përfundim të këtij sezoni. I besoi fillimisht Jose Mourinho e pastaj edhe Carlo Ancelotti, andaj ai është i vendosur të mbetet në Santiago Bernabeu. Diego…

Sport

20/03/2014 14:30

Prej kur ia zuri vendin Iker Casillasit, Diego Lopez është shndërruar në objektiv të shumë klubeve të mëdha evropiane, përfshirë Napolin, që tenton transferimin e tij nga Real Madrid, në përfundim të këtij sezoni.

I besoi fillimisht Jose Mourinho e pastaj edhe Carlo Ancelotti, andaj ai është i vendosur të mbetet në Santiago Bernabeu. Diego Lopez nuk e ka ndërmend të largohet nga Real Madrid.

“Prej kur kam ardhur në Real jam ndjerë shumë mirë, jam i lumtur”, deklaroi Lopez për El Larguero.

“E dija se do të hyj në garë me Casillasin, dhe isha i vendosur të luftoj për hapësirën time. E ardhmja? Dua të vazhdoj në Real, nuk ekziston asnjë klub më i mirë se ky”, u shpreh Lopez.

Napoli në javët e fundit ka shprehur interesim për transferimin e Lopezit por duket se duhet të ndërrojë adresë.