S’ka dyshime Zidane, tregon kush është futbollisti më i mirë në histori

Zinedine Zidane është pajtuar me Cristiano Ronaldon, se ky i fundit është më i miri në histori të futbollit.

Sport

08/12/2017 16:33

Portugezi një natë më parë fitoi për të pestën herë Topin e Artë, duke u barazuar me Lionel Messin, që po ashtu e ka fituar pesë herë.

Pas tërheqjes së çmimit, Ronaldo nuk tregoi aspak modesti duke e ngritur lartë vetveten, duke e cilësuar si më të mirin në histori të futbollit.

Me deklaratën e Ronaldos, është pajtuar edhe trajneri Zinedine Zidane.

“Po. Ka shumë lojtarë që kanë qenë të suksesshëm në këtë klub, por asnjëherë nuk ka arritur të fitojë sa Ronaldo, dhe ai po vazhdon të fitojë”, është përgjigjur Zidane kur është pyetur nëse Ronaldo është futbollisti më i mirë në histori.

“Mendoj se ai është lojtari më i mirë në botë. Është e lehtë ta shpërblesh Ronaldon, ka më shumë se sa mund të thuhen për të”./Lajmi.net/