Sinani e Andrra darkojnë me këtë çift të njohur

Janë ndër çiftet më simpatike të shoubizit shqiptar dhe njëherësh shumë të komentuar.

ShowBiz

13/01/2018 09:00

Mes artistëve tanë përveç marrëdhënieve të mira kolegiale, ka edhe shoqëri të mira, shkruan lajmi.net.

Dy çifte që kanë shoqëri të mirë me njëri-tjetrin janë Sinan Hoxha me Andrra Destanin si dhe Bes Kallaku me Xhensila Myrtezajn.

Në llogarinë e tij në Instagram, Sinani mbrëmë kishte publikuar një fotografi ku shihej në darkë me bashkëshorten si dhe Besin e Xhensilën.

Në atë imazh, të dy çiftet shihen të buzëqeshur dhe po kalonin kohë të mirë, ndërsa mbishkrimi që Sinani i kishte vënë fotografisë ishte “Nje darke me miqt tane! “. /Lajmi.net/