Simeone në PSG?

Sipas të përditshmes sportive franceze “L’Equipe”, Paris Saint-Germain është duke bërë përpjekje për angazhimin e trajnerit Diego Simeone, nga Atletico Madrid.

Sport

13/03/2015 23:26

As kualifikimi në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve mund të mos i mjaftojnë Laurent Blancut që të mbetet në postin e trajnerit të Paris Saint-Germain.

Sipas të përditshmes sportive franceze “L’Equipe”, gjiganti nga Parc des Princes është duke bërë përpjekje për angazhimin e trajnerit Diego Simeone, nga Atletico Madrid.

Simeone ende nuk e ka nënshkruar kontratën e re me kampionin në fuqi të La Ligës, ndërsa së fundmi është përmendur si objektiv i Manchester Cityt, për pasardhës të Manuel Pellegrinit që pritet të largohet në fund të këtij sezoni.

Por, në garë tani është edhe Paris Saint-Germain.