Simeone i hapur me Lucas, do t’ia respektojë secilin vendim

Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone ka vendosur për Lucas Hernandezin.

Sport

23/12/2018 11:05

Ai ka thënë se do të respektojë secilin vendim të mbrojtësit francez, i cili flitet se do të largohet në fund të këtij sezoni, shkruan “Marca”, transmeton lajmi.net.

22 vjeçari ka qenë lidhur me një kalim të mundshëm tek Bayern Munich ditëve  të fundit.

Për këtë çështje, i qetë duket të jetë trajneri Diego Simeone, i cili ka thënë se do të respektojë vendimin e mbrojtësit edhe nëse ai largohet.

“Unë do ta respektoj atë sepse e dua shumë” ka thënë Simeone.

Mbetet të shihet se cila do të jetë zgjedhja e Lucas Hernandez për të ardhmen e tij. /Lajmi.net/