Si u fut Noizy në këngën e Seven Saraqit?!

Ka vetëm pak ditë që është publikuar dhe bashkëpunimi mes reperit Noizy dhe Seven Saraqit del të jetë mjaft i suksesshëm.

ShowBiz

25/05/2015 20:20

Por ky bashkëpunim nuk ishte i planifikuar,kënga ishte punuar për tu publikuar solo nga Seven Saraqi.

“Këngën e kam punuar për ta publikuar vetëm,unë isha në Shqipëri për videoklipin dhe pasi kemi realizuar gjysmën e xhirimeve,jam takuar rastësisht me Noizyn i cili pasi e ka degjuar këngën i ka pëlqyer shumë dhe ka shprehur dëshirën për tu bërë pjesë e këtij projekti”,ka thënë Seven Saraqi i cili me kënaqësi kishte pranuar këtë bashkëpunim që rezultoi mjaft suksesshëm,transmeton Lajmi.net.