Si u bënë bashkë Shpati dhe Lori?

“Trego” titullohet bashkëpunimi në mes këngëtari Shpat Kasapi dhe Lorit të cilën e sollën të realizuar me videoklip.

ShowBiz

07/06/2015 16:30

Ky projekt i dyshes që u publikua mbrëmë dhe u mirëprit mjaft mirë nga publiku nuk ishte i planifikuar,sipas Shpat Kasapit kënga ishte e punuar për ta publikuar solo.

“Deri te dueti erdhi shumë rastësisht,kënga ishte punuar për ta kënduar vetëm,por refreni i këngës ishte shumë i lartë për mua dhe mendova se këtë mund ta bënte më mirë një këngëtare femër dhe zgjodha Lorin”,tha Shpati duke shtuar se Lori kishte pranuar menjëherë me shumë kënaqësi që të jetë pjesë e kësaj kënge.

Së bashku me Lorin dhe Shpatin në këtë projekt është edhe reperi Rapsione i cili jeton në Gjermani.(Lajmi.net)

YouTube player