Si të përgatisni makarona me panxhar në kushtet e shtëpisë – Lajmi.net
Si të përgatisni makarona me panxhar në kushtet e shtëpisë
Autori: Lajmi.net LifestyleReceta 10:17, 25 March 2018
Përveçse e freskët, kjo lloj paste është gjithashtu plot vlera ushqyese, sepse përmban panxhar, një bimë të pasur me minerale dhe vitamina. *Recetë origjinale, e krijuar tërësisht nga “Luga e Argjendtë”

Përgatitja e makaronave me panxhar të kuq (për 4-5 vetë):

Përbërësit: 500gr miell gruri i tipit 00, 100gr miell ermik, ose siç quhet ndryshe, semola, 2 kokrra vezë mesatare, 2 panxhar të kuq mesatarë (të zierë, të grirë imët, pa ujë), 1 lugë gjelle vaj ulliri, 1 lugë çaji kripë e imët.
Përgatitja: Sitet mielli dhe shtohet kripa në mënyrë të njëtrajtshme. Hapet në mes një si krater dhe shtohen vezët, pureja e panxharit dhe luga e vajit të ullirit. Trazohen ngadalë derisa të bëhet një masë brumi. Nëse ka nevojë të shtohet pak miell, mund të shtojmë pak miell ermik dhe të bëjmë një masë më të fortë, që të mos ngjitet. Do të shohim se masa ka marrë një ngjyrë lejla të errët. Pasi e kemi punuar gati dhjetë minuta e vendosim në një tas, e mbulojmë me një pecetë kuzhine dhe e lëmë të pushojë për jo më pak se 30 minuta. Më pas e hapim brumin petë, me anë të një makine makaronash ose dhe me petës, siç bëjmë makaronat e dorës. Peta duhet të jetë rreth 1mm e trashë. I japim format që dëshirojmë dhe e lëmë të thahet pak. Një pjesë mund ta përdorim menjëherë, ndërsa nëse bëjmë më shumë se 500gr dhe na tepron, mund ta ruajmë të thatë në një çantë cope e ta mbajmë në vende të freskëta.
Recetë
Makarona me panxhar të kuq, (me gjalpë dhe djathë dhie)
Përbërësit (për 4-5 persona): 400-500gr makarona me panxhar, 100-150gr djathë dhie i freskët, 80gr gjalpë, piper i zi dhe kripë.
Përgatitja: Ziejmë rreth 1.5 litër ujë. Në momentin e zierjes shtojmë kripën. Pasi të jetë shkrirë plotësisht, shtojmë makaronat dhe i lëmë të ziejnë jo më shumë se pesë minuta. Në një tigan të madh, të vendosur mbi zjarr, shtojmë gjalpin dhe e lëmë të shkrijë, por të mos skuqet. Sapo të fillojë skuqja, shtojmë makaronat e kulluara dhe i trazojmë mirë në tigan, në mënyrë që të marrin gjithandej gjalpin. Shtojmë pak piper të grirë dhe një pjesë të djathit të grirë, duke i shtuar në të njëjtën kohë pak lëng të ruajtur nga ai i makaronave (çerek gote). I trazojmë makaronat dhe i largojmë nga zjarri. E ndajmë në pjata dhe e zbukurojmë me djathë të grirë dhe ndonjë gjethe borziloku ose majdanozi të freskët.

Fjalët kyçe: Makarona me panxhar

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play 8 Ball Pool
  • Play Turbo Racing 3
  • Play iStunt 2
  • Play World Soccer Champion