Si e krahason Edi Rama Shqipërinë e madhe me ujkun

Kryeministri I Shqipërisë Edi Rama sonte në Vjenë ka thënë se askush nuk e do Shqipërinë e madhe, por nëse gjithnjë thërritet “ujku, ujku”, ai, një ditë, ndoshta, edhe do të përgjigjet, transmeton Koha.net.

Lajme

30/05/2018 23:41

“Nuk e di nëse edhe në mesin e nacionalistëve më të mëdhenj të jetë angazhuar ndokush për Shqipërinë e madhe, kjo është shfrytëzuar për arsyetim të spastrim i etnik”, citon b92 të ketë thënë Rama.

Ai ka shfaqur kënaqësinë që sheh zhvillim pozitiv në marrëdhëniet Shqipëri –Serbi.

Kryeministri shqiptar ka shtuar se Kosova është bërë vend i sigurt për serbët

Rama është takuar me kryeministrin austriak Sebastian Kurtz i cili tha se Austria është një vend partner i Shqipërisë dhe i vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe i mbështesim në rrugë drejt Bashkimit Europian.