Shyhrete Behluli shikoi nga afër ndeshjen Kosovë-Ishujt Faroe, kështu uron ajo

Mbrëmë u zhvillua ndeshja futbollistike mes Kosovës dhe Ishujve Faroe.

ShowBiz

11/09/2018 08:00

Për ta ndjekur nga afër këtë ndeshje, e cila u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, kishte interesim të madh, shkruan lajmi.net.

Nuk munguan edhe fytyrat publike si nga fusha e politikës ashtu edhe shoubizi, e në mesin e tyre ishte edhe këngëtarja Shyhrete Behluli.

Kjo e fundit në stadium u shoqërua nga bashkëshorti Luli si dhe shoqëria e tyre, ndërsa ishin tejet entuziastë për fitoren.

“Sonte Fituam. Urime Kosove”, ka shkruar ajo mbi një imazh shkrepur gjatë ndeshjes. /Lajmi.net/