Shumë shpejt videoklipi i ri nga Bleona Qereti, sjell pamjet

Bleona Qereti prej vitesh jeton dhe vepron në Amerikë.

ShowBiz

23/06/2018 23:02

Ajo po punon për të depërtuar në tregun amerikan, madje në projektet e fundit është përqendruar pikërisht drejt asaj pune, shkruan lajmi.net.

Së fundi, këngëtarja ka postuar një fotografi, përmes së cilës ka zbuluar se shumë shpejt do të publikohet kënga e saj më e re.

Ajo madje përmes atij imazhi tregoi edhe se si do të kemi mundësi ta shohim Bleonën në videoklipin e këngës.

“I DONT NEED YOUR LOVE”, mban titullin kënga, të cilës Bleona do t’ia shoqërojë edhe videon.

Kujtojmë që së fundi, është publikuar filmi “211”, në të cilin Bleona aktron përkrah Nicolas Cage. /Lajmi.net/

#BTS from “I DON’T NEED YOUR LOVE” video. #outsoon

A post shared by Bleona (@bleona) on